Arrestohet personi që shiti kartat e telefonit për shpërthimin e bombave

13/02/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin e parë për vendosjen e
bombave në kryeqytet. Ai është Emirjon Gjuta 26 vjeç nga Kamza. Akuza që
është ngritur mbi të është ajo e veprimeve që pengojnë zbulimin e së
vërtetës.

Gjuta ishte një nga 12 të shoqëruarit e parë nga policia që të martën, kur u vendos bomba në farmacine e zotit Bashkim Tahiri të atit të ministrit të Brendshëm.

Gjuta rezulton te jete shitesi i kartave telefonike te cilat jane perdorur për shpërthimet e bombave në Tiranë. Pas marrjes ne pyetje nga policia Gjuta refuzoi te pergjigjet se kujt ja ka shitur kartat telefonike. Behet fjale per tre te tilla, te perdorur njera tek farmacia e zotit Tahiri, njera ne stacionin e autobusit tek rruga “Muhamet Gjollesha” dhe tjetra ne afersi te gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Sipas policise nga Gjuta mendohet te zbardhet i gjithe zinxhiri i venies se eksploziveve pavaresisht rezistences qe po ben shitesi i kartave telefonike. Ata dyshojne se, Gjuta i njeh bleresit e ketyre kartave qe jane perdorur per shperthime. Ndaj akuza qe rendon mbi te eshte vetem ajo e pengimit te drejtesise.

Gjuta ka shkembyer mesazhe ne rrjetin social Facebook me ane te celularit te tij gjate kohes qe ka qene i shoqeruar ne ambientet e drejtorise se policise se qarkut Tirane. Shoket e tij i kane shkruar gjate oreve te mesdites se te enjtes ne rrjetin social ndersa Gjuta u eshte pergjigjur. Nga komunikimet rezulton se i akuzuari ka qene shpesh ne ambiente te policise. Ai ka bere postime te fotografive te qelise ku ndodhej i shoqeruar.

Arrestimi i Gjutes eshte kryer ne oren 3:30 minuta te mngjesit te se premtes, per shkak se i mbaronte afati i shoqerimit dhe Prokuroria ngriti akuzen ndaj tij.

Top Channel