Mustafa: Serbia do ta njohë Kosovën

13/02/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Serbia do të jetë realitet jo i largët.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Mustafa shkruan se me marrëveshjen e drejtësisë e nënshkruar dy ditë më parë në Bruksel, vetëm se janë vënë disa gurë të rëndësishëm të njohjes.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Serbia do të jetë realitet jo i largët. Se për këtë paska reaguar keq ministri serb i drejtësisë, Selakoviç, nuk po shqetesohem, sepse gur gur bëhet mur. Disa gurë të rëndësishëm të njohjes i vëmë kësaj jave në Bruksel, ku mori edhe ai pjesë. Në drejtësi arritëm t’i aplikojmë ligjet e Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit tonë”, shkruan Mustafa.

Por në anën tjetër ai, shpreh habi për reagimet e një dite më parë të disa njerëzve që siç shkruan Mustafa, nuk u ka pëlqyer kjo marrëveshje.

Top Channel