Grabitet në mes të ditës makina e bankës dhe dy thasë me para

13/02/2015 00:00

Njoftimi se kishte ndodhur një grabitje pranë Stacionit të Trenit në
kryeqytet ka çorientuar edhe vetë Policinë, e cila në fillim ka bllokuar
gabimisht hyrjet e bizneseve të tjera.

Edhe vete eksperteve kriminaliste u jane dashur disa minuta deri sa te orientohen se çfare kishte ndodhur. Tre persona të armatosur në hyrjen e pasme të një filiali banke prane Stacionit të Trenit në Tirane, kanë grabitur automjetin qe duhet te fuste nje shume lekesh ne banke. Ata kane qene te armatosur dhe te maskuar.

Deshmitaret thone se ata jane larguar me gjithe mjetin e bankes nga vendangjarja. Brenda makines dyshohet se kishte brenda dy thasë me para.

Automjeti i bankes eshte braktisur ne dalje te kryeqytetit, nderkohe qe ende nuk ka nje version zyrtar se sa eshte shuma e parave te grabitura.

Top Channel