“Burrneshat”, premierë në Berlin

13/02/2015 00:00

Filmi “Burrneshat” u shfaq premierë mbrëmjen e së enjtes në festifalin e
filmit në Berlin. Për Kosovën është hera e parë që merr pjesë si
bashkëprodhuese në një film në konkurrencë zyrtare në ‘Berlinale’.

“Filmi u prit jashtëzakonisht mirë gjë që u tregua edhe nga duartrokitjet pafund të shikuesve”, thuhet në një njoftim të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në filmin “Burrneshat” me skenar dhe regji nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri luajnë aktorja e njohur italiane për disa çmime Alba Rohrwacher bashkë me Flonja Kodheli, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i kontaktuar nga Top Channel pas premierës tha “Jemi shumë të lumtur që “Burrneshat” e përfaqëson Kosovën në konkurencë zyrtare  në Berlinale për herë të pare, nje vëmendje shumë e madhe për vendin tonë dhe një prezantim briliant i aktorëve Luan Jaha dhe Ilire Celaj në film dhe në festival.

Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë . Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, ‘Euroimages’ ‘Media Programm’ dhe i mbështetur nga ‘RSI’ e Zvicres dhe ‘RAI CINEMA’.

Top Channel