Prokuroria kërkon rikthimin në burg të Shpëtim Gjikës

13/02/2015 00:00

Prokuroria e Vlorës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë
për kryebashkiakun Shpëtim Gjika, e cila i caktoi këtij të fundit masën
“detyrim paraqitje” pas arrestimit mbi akuzat e falsifikimit të lejes së
ndërtimit të një pallati 11-katësh në qytetin bregdetar.

Organi i akuzës ka kërkuar rikthimin  e masës së sigurisë “arrest me burg” për Gjikën. Kreu i Bashkisë Vlorë u arrestua një javë më parë dhe si pasojë e problemeve shëndetësore me zemrën dhe tensionin, u transferua në spitalin e burgut në Tiranë dhe më pas në një spital privat për një mjekim më të specializuar.

Vendimi për masën “detyrim paraqitje” u mor për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe për mungesën e saktë të provave të mbledhura nga Prokuroria.

Top Channel