Tenderët dhe taksat, Prokuroria kërkon 3 vjet burg për Xhelal Mziun

13/02/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për kryebashkiakun e Kamzës,
Xhelal Mziu, duke kërkuar që ai të shpallet fajtor nga gjykata për
akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me tenderat dhe për këtë
të dënohet me tre vjet burgim.

Po ashtu prokuroria kerkoi qe Mziut t’i hiqet me vendim gjykate e drejta per te ushtruar funskione publike.Kryebashkiaku i Kamzes u arrestua ne 2013, pasi sipas Prokurorise ai kishte abuzuar me tenderat e rrugeve duke i shkaktuar shtetit nje dem ekonomik prej gati 800 mije dollare per rikostruksionin e aksit rrugor Valias i Ri-Laknas.

Nen akuze per kete dosje se bashku me kryebashkiakun jane edhe dy punonjes te tjere te Bashkise, Atli Hoti dhe Bujar Loshi, për të cilet u kerkua nga Prokuroria qe te shpallen fajtore dhe te denohen me nga nje vit heqje lirie.

Top Channel