Saviano: Shqipëria nuk ka vetëm krim

13/02/2015 00:00

Shkrimtari dhe gazetari Roberto Saviano ia kushton këtë javë Shqipërisë rubrikën e tij në revistën ‘Espresso’

Ai argumenton arsyen e transferimit të sipërmarrjeve italiane në bregun tjetër të Adriatikut, ndryshimet që ka pësuar Shqipëria, pa kursyer edhe kritikat mbi të metat që sipas tij janë shumë të ngjashme me ato të Italisë.

Korrupsioni, kriminaliteti dhe problemet e drejtësisë nga njëra anë; vitaliteti i zhvillimit, perspektivat e shumta që ofron në shumë fusha, nga ana tjeter, aq sa gjithnjë e më shpesh në Itali flitet per Shqipërinë si vendi i mundësive.

“Italia nuk duhet ta shohë më Shqipërinë si një motër të vogël, të pafat e të varfër që nuk mund të dalë kurrë nga ai rol”, shkruan Saviano, i cili duke kujtuar vitet e shkuara, akuzon politikën italiane se nuk ka ditur dhe nuk di sot e kësaj dite të mirëpresë të huajt.
Gazetari, i cili jeton akoma nën mbrojtjen e policisë për shkak denoncimeve që ka bërë kundër mafjes napoletane, e mbyll shkrimin duke përmendur studentët shqiptarë që vijnë gjithnjë e më shpesh në Itali për të studiuar dhe për t’u kthyer në Shqipëri, një vend ku ia vlen të investosh ndërsa “Italia ofron vërtet shumë pak”, përfundon Saviano.

Top Channel