SHBA, disa rajone përballen me thatësirën më të madhe prej 1000 vitesh

13/02/2015 00:00

Rajonet qendrore dhe ato jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara
rrezikohen nga super-thatësira që nuk janë parë prej 1.000 vjetësh.

Vende si Kalifornia që tani përballen me kushte tepër të thata atmosferike, por krahasuar me disa periudha të shekullit të 12-të e të 13-të, ato sërish konsiderohen relativisht më të buta.

E ardhmja rezervon mbase surpriza te pakendshme. Shkencetaret kane bere nje krahasim te thatesirave te mehershme me simulime klimaterike per dekadat qe do te vijne. Studimi tregon se rajone te tera amerikane mund te perballen me evente te paprecendente te mijevjeçarit te fundit.

“Super-thatesirat e viteve 1.100-12.00 zgjaten asokohe per 20, 30 e deri ne 50 vjet. Ishin thatesira qe nuk qene perjetuar kurre ndonjehere me pare ne historine e Amerikes. Gjithe çfare njerezit mbajne mend jane fenomenet e ngjashme atmosferike te viteve 1930 dhe 1950,  por imagjoni pak nje Kaliforni te munduar nga mungesa e reshjeve per 20 vjet”, thorq Ben Cook, studiues i NASA-s.

Studimi eshte publikuar ne revisten ‘Science Advances’, e eshte diskutuar edhe ne takimin e pervitshem te shoqates amerikane te avancimit të shkences. Ekspertet pajtohen gjithashtu me idene se nje pjese e madhe toke nga veriu i Teksasit deri ne Dakoten e Veriut e te Jugut do te thahet per shkak te pranise se shtuar te gazeve te demshme ne atmosfere.

Thatesira qe llogaritet te godase rajonet qendrore dhe jugperendimore pas 2050-tes, do te vije si pasoje e uljes se nivelit te reshjeve te shiut e debores dhe shtimit se avullimit nga rritja e temperaturave, çka do te sjelle si rezultat edhe me shume toka te zhuritura.

Top Channel