E moshuara qorton militantët e ISIS-it

13/02/2015 00:00

Një video e publikuar së fundmi ka treguar momentin kur një grua e moshuar qorton ashpër dy militantë të ISIS-it, duke i thënë se grupi ku ata bëjnë pjesë nuk ka mbështetjen e Allahut. Videoja që mendohet se është xhiruar në Siri, tregon gruan që i afrohet makinës së militantëve duke i quajtur “djaj” dy personat brenda saj.

“Asgjë që bëni ju nuk është në rrugën e Allahut! Po vrisni njëri-tjetrin si gomerë. Kthejuni rrugës së Allahut, ISIS-i është i mallkuar”, i thotë e moshuara militantëve, të cilët i kërkojnë shpjegime për këto fjalë.

Më pas, kur gruaja nis të thotë vargje nga Kurani kundër vrasjeve, ata nisin dhe e tallin.

“Mos vrisni njeri dhe nuk do ju vrasë njeri. Nuk bëhen këto gjëra. Asgjë që keni bërë nuk është në emër të Allahut”, thotë e vjetra.

Top Channel