INSIG, jo më kompani strategjike

13/02/2015 00:00

Kompania e vetme publike e sigurimeve, INSIG do të kalojë nga Ministria e
Financave në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Qeveria ka dërguar në Kuvend dy projektligjen të cilat ndryshojnë statusin e kompanisë dhe pronarin e saj. Përmes tyre INSIG zhvishet nga statusi sektorit strategjik dhe do të trajtohet thjesht, si një kompani publike në të cilën shteti ka aksione.

Të dy ndryshimet duken të lidhura me planet e Qeverisë për ta privatizuar kompaninë. Por me statusin e ri INSIG nuk do jetë më një privatizim strategjik, që do të thotë se nuk do të shitet më përmes një ligji të veçantë, por  privatizimi i tij do të bëhet nga MZHETS-ja, si për të gjithë sektorët jostrategjikë, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Top Channel