Koreja e Veriut prezanton 302 parrulla të reja

13/02/2015 00:00

Në një vend diktatorial, sloganet dhe parrullat patriotike jane elemente që hasen në çdo cep dhe një mekanizëm që i shërben ruajtjes së regjimit.

E në këtë frymë, Koreja e Veriut publikoi 302 sloganet e reja patriotike, që nisin që nga peshqit e deri tek kërpudhat.

“Ta shndërrojmë vendin tonë në një vend zhvillimi shkencor, intensiv dhe të industrializuar të kërpudhave”, është njëri prej tyre.

“Jetë të gjatë Kimilsungism-kimjongilism!”, është një tjetër, që i referohet ideologjisë së themeluar nga gjyshi i udhëheqësit aktual, Kim il Sung dhe të vazhduar nga babai i Kim Jong un, Kim Jong Il.

Parrullat frymëzohen që nga aktiviteti i përditshëm, tek veprat e dy diktatorëve të ndjerë, përjetësimi i diktatorit aktual dhe regjimit që ai përfaqëson, por në një masë të madhe i referohen luftës ndaj Japonisë dhe përkushtimi për ta mbrojtur atdheun.

“Rroftë fitorja në luftën kundër Japonisë”, është një tjetër, që vazhdon me: “Të ndërtojmë atdheun tonë, ta bëjmë atë më të fuqishmin në botë dhe më të drejtin për njerëzit, ashtu si dëshira e Shokëve Kim il Sung dhe kim Jong il”.

Top Channel