Të gjithë kundër drogës

13/02/2015 00:00

Për të frenuar përdorimin e drogës nga të rinjtë, nëpër shkolla do të
krijohen komitete kundër drogës në shkollë, në përbërje të të cilëve do
të jenë prindër, mësues, nxënës, si dhe inspektori i policisë në zonën
ku ndodhet shkolla.

“Në emër 1200 prindërve të kësaj shkolle, por edhe njëkohësisht edhe në emër të nxënësve e vlerësoj këtë nismë si shumë të rëndësishme. Kjo nismë fut shumë njerëz në një aksion në lëvizje, shumë struktura, marrin pjesë shumë persona në lidhje me këtë çështje të madhe”, thotë Fetah Paja, kryetar i komitetit të prindërve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbështetur kete nisme te re, duke grantuar mbeshtetjen e Ministrisë së Arsimit.
 
“Kjo nismë motivon fort për të zhvilluar përgjegjësi të reja, në mënyrë që fenomeneve të tilla ne t’i japim gjithë bashkë përgjigjen e merituar, përmes dijes së plotë, informacionit të plotë se çfarë sjellin dhe cilat janë pasojat që këto substanca sjellin. Ne ngulmojmë për një jete të shëndetshme, një mbështetje të fortë të pasioneve që janë të shumta në sport, në kulturë, në art, në shkencë, në teknologji. Për këto, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do ta keni një partner të rëndësishëm”, tha Nikolla.

Ky projekt është mbeshtetur nga Ambasada Amerikane, e cila e shikon rritjen e përdorimit të drogës nga të rinjtë, si një plagë të madhe sociale.

“Në Shqipëri, i kushtohet pak vëmendje pasojave sociale që shkakton përdorimi i narkotikëve brenda shoqërisë shqiptare, e veçanërisht për adoleshentët. Ne si ambasadë jemi të inkurajuar që ‘Forumi i Mendimit të Lirë’, një organizatë pjesëmarrëse në programet e shkëmbimit të Departamentit të Shtetit ka ndërmarrë një nisme për të luftuar dhe parandaluar këtë fenomen”, thotë Brayan Street, përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ky projekt per te frenuar perdorimin e droges nga te rinjte do te shtrihet ne te gjitha gjimnazet e kryeqytetit.

Top Channel