Emigrimi ilegal, policia serbe kap shtetas kosovarë

13/02/2015 00:00

Me qëllim ndalimin e kalimit ilegal të shtetasve kosovarë jashtë vendit
të tyre, janë shtuar patrullimet dhe përforcimet në kufi.

20 policë gjermanë dhe makina speciale, ndodhen në kufirin serb, ndërsa policia serbe ka shtuar patrullimet në zonën kufitare.

Vijon ndërkohë ndalimi i shtetasve kosovarë, të cilët duan të kalojnë ilegalisht kufirin e për shkak të kudravajtjes së tyre, ata gjobiten me tarifa nga 50 deri në 500 euro.

“Për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve ne kemi marrë ndihmë nga qendrat tona rajonale, por edhe nga njësitet e xhandarmërisë, të cilët janë të pajisur me makina terreni dhe mjete bashkëkohore për rrezatimin e trupit. Patrullat tona janë gjatë gjithë kohës në terren dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe me policinë hungareze”, thotë Predrag Saraç, shef për sigurimin e kufirit në Suboticë.

Në një nënkalim afër kufirit në fshatin Paliç, ku besohet se shumica prej tyre tentojnë të kalojnë kufirin dhe ku zhvillohet gjithçka rreth kalimit të kufirit, njësitet speciale kanë kapur një grup të rinjsh. Ata i thonë policisë se nuk kanë më para dhe kanë paguar për t’ua treguar rrugën.

Top Channel