Kërcënimi “online” për fëmijët

13/02/2015 00:00

Bota virtuale e internetit përbën një kërcënim të madh për fëmijët te
cilet mund të shantazhohen apo të përballen me situata aspak normale.

Rreth 47 për qind e fëmijëve që i përkasin moshës 13 deri në 18 vjeç, janë kontaktuar online nga njeë individ dhe në 40 për qind të rasteve ata janë shtetas të huaj.

Nje pjese e madhe e femijeve tregojne se shpesh perballen me pamje pornografike, te cilat shfaqen ne kompjuterat e tyre ne menyre te padeshiruar.

“Vjedhja e llogarisë në Facebook, përdorimi i fotografive në mënyrë tallëse,kontaktimi nga persona të panjohur dhe shikimi i materialeve jo të përshtatshme, janë disa nga problemet më madhore. Ka nevojë që prindërit të kenë mundësi vendosjen e filtrave në kompjuterat e tyre, si ta monitorojnë atë, ndërkohë shteti shqiptar duhet të ketë persona kompetentë për të vëzhguar këtë problem”, thotë Eridiona Stana, këshilltare për Mbrojtjen “ëord Vision”.

Por si mund t’i mbrojme femijet nga keto kercenime? 32% e fëmijëve të intervistuar konfirmuan që nëse do të lëndoheshin online, më pak të mundshmit për t’iu kërkuar ndihmë do të ishin mësuesit e tyre. Eksperet kerkojne qe ne zyren e krimeve kompjuterike te kete specialiste qe merren me rastet e abuzimit. Te vendosen filtra per programet qe jane te padeshiruar ne menyre qe te bllokohen programet e padeshiruara per femijet.

Top Channel