Ambra Meda rikthehet në Shqipëri. Vajza, që u diagnostikua me tumor në veshka në gusht të vitit 2013, rrëmbeu zemrat e shqiptarëve për shkak të vullnetit të saj për të mos u dorëzuar.

Ajo u bë një frymëzim në media dhe rrjete sociale. Shqipëria dhe Gjermania u ndërgjegjësuan për të dhe pas 18 muajsh ajo rikthehet në atdhe si fitimtare e betejës më të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo rifitoi jetën! Ambra tregoi në “Pasdite në Top Channel” për qëndrimin e saj për 18 muaj në Mynih, operacionet dhe kimioterapitë.

* Silvana Izetaj, megjithëse ka vetëm 4 klasë shkollë, lexon çdo libër që gjen. Familja e largoi nga bankat e shkollës, kur sapo kishte nisur të thurte ëndrra për të ardhmen.

Por, edhe pse e rritur me shumë fatkeqësira dhe në kushte ekstremisht të vështira, nga librat dhe të lexuarit nuk hoqi dorë kurrë. Nuk ka mundësi t’i blejë, ndaj çdo gjë që gjen nëpër hedhurina, e lexon.

Ajo është 26 vjeçe, e martuar në moshë shumë të hershme dhe tani ka dy fëmijë. Silvana, skamjen dhe mundësitë e pakta për të lumturuar shpirtin, ka zgjedhur t’i luftojë duke lexuar. Këtë gjë iu ofron edhe të vegjëlve, teksa izolohen në një dhomëz ditëve me shi.

* Dërgo një mesazh dashurie me kartolinat e fëmijëve të Qendrës Jonatan. Në një nismë mjaft të bukur, disa fëmijë përcjellin dashuri për të tjerët dhe kërkojnë që të jenë edhe ata të dashuruar, e të kenë familjet e tyre.

Top Channel