Tiranë, ndalohen 3 ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit

13/02/2015 00:00

Tre ish-zyrtarë të prokurimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u ndaluan mbrëmjen e së premtes me urdhër të prokurorisë.

Ish-zyrtarët e ndaluar K.Kukaj, A. Hysko dhe B. Martini akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare gjatë kohës kur punonin në degën e prokurimeve publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prokuroria nxorri udhër-ndalimin për ta pas gjetjes së shkeljeve në prokurimin publik të vendosjes së kamerave në Tiranë.

Top Channel