Triptiku i Puçinit në TKOB

13/02/2015 00:00

Suor Angelica dhe Gianni Schicchi do të ngjisin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të shtunën Ermonela Jahon dhe Gëzim Myshketën.

Dy operat e veçanta me nje akt janë pjesë e triptikut të Giacomo Puccinit. Suor Angelica sjell dramën e një murgeshe që lind një fëmijë jashtë martese dhe jeton dramën e saj. Kjo opera sjell për herë të dytë brenda një viti në vendin tonë sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, ndërsa baritoni Myshketa vjen jo vetëm si protagonist i operas gazmore, por edhe si regjisor i saj.

Nga ana konceptuale, Schicchi është fiorentini i destinuar të vijë nga shekujt për t’i dhënë një shuplakë lëvizëse botës së borgjezëve fiorentinë.

Operat do të shfaqen në Teatrin e Operas dhe Baletit në mbrëmjen e 14 shkurtit, ndërsa në datat 16, 18 dhe 20 shkurt ato do të vijnë për publikun nga këngëtarët e operas.

Ndërkohë, protagonistët e Triptikut të Puçinit, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa dhe kosovarja Besa Llugiqi do të jenë sonte në mbrëmje të ftuarit e Alban Dudushit në Top Show Magazine, ku do të flitet për gjithçka që ka të bëjë me shfaqjen, operan, por edhe me karrierën e tyre gjithmonë në ngjitje në skenat prestigjioze europiane.

Top Channel