Dortmundi i largohet fundit, fiton ndaj Mainzit

13/02/2015 00:00

Dortmundi i Jurgen Klopp arriti një tjetër fitore në Bundesligë, duke u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.

Mbrëmjen e së premtes, verdhezinjtë arritën të fitonin 4-2 ndaj Mainzit, të cilët udhëhiqnin 0-1 në 45 minutat e para në “Iduna Park”.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e parë me Soto dhe arritën të mbajnë këtë rezultat deri në përfundim të pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta gjithçka foli për të zotët e shtëpisë, të cilët arritën të shënonin 4 herë. Në minutën e 50 Subotic barazoi shifrat, ndërsa 5 minuta më vonë Reus shënoi edhe golin e dytë për vendasit. Por avantazhi zgjati vetëm 2 minuta, pasi Mainz barazoi me Malli.

Aubameyang dhe Sahin ishin ata që i rikthyen buzëqeshjen e munguar Klopp, pasi me golat e tyre e çuan rezultatin në 4-2.

Me këtë fitore verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 22 pikëve, duke u ngjitur në vendin e 14-të në renditje.

Top Channel