Juventus dhe Milan në gjurmët e yllit të Dortmundit

14/02/2015 00:00

Ilkay Gundogan i është rikthyer fushave të blerta pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz dhe menjëherë për të kanë nisur interesimet e shumë klubeve europiane.

Mediat italiane shkruajnë se në garë për të marrë lojtarin gjerman me origjinë turke janë futur edhe dy klubet italiane, Juventusi dhe Milani.  

“La Stampa” shkruan se Juventusi po e ndjek me interes 25 vjeçarin, për të cilin ishte interesuar edhe një vit më parë. Gundogan ka një kontratë deri në qershor 2016 me Dortmundin dhe me shumë mundësi ai mund të shitet gjatë merkatos së verës, nëse nuk pranon zgjatjen e kontratës, në rast të kundër verdhezinjtë rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.

Gundogan qëndron i pari në listën e drejtuesve të Juventusin në rast të shitjes së francezit Pogba gjatë verës. Megjithatë transferimi i tij në Itali duket i vështirë duke pasur parasysh edhe interesimin e Realit të Madridit.

Top Channel