Zëvendësimi i bagëtive, Rama në Hoxharë

14/02/2015 00:00

Kryeministri Rama ka vijuar me mbikëqyrjen e shpërndarjes së bagëtive tek banorët e dëmtuar nga përmbytjet e mëhershme gjatë muajit.

Paraditen e së shtunës Rama ka qenë në fshatin Hoxharë, ku dy blegtorë morën 80 bagëti në vend të atyre që kishin humbur nga vërshimi i ujërave.

“Fermerët të jenë të sigurtë se çdo bagëti e humbur do të zëvendësohet”, u ka thënë Rama banorëve të dëmtuar të fshatit.

Shpërndarja e bagëtive tek fermereët e dëmtuar nisi një ditë më parë, me vetë kryeministrin që ndaloi në fermën e familjes Resulaj. Rikthimin atje Rama e quajti përmbushje të të gjitha angazhimeve të marra përsipër ditët e përmbytjeve.

“Erdhëm këtu sot, jo thjesht për të zëvendësuar krerët një më një, siç premtuam publikisht, sic do t’i marrin të gjitha familjet krerët e humbur. Ky është detyrim ndaj këtyre familjeve dhe kjo është dita për të thënë se të gjithë të kuptojnë se sa e rëndësishme është një votë, që ndryshon gjërat për mirë ose për keq. Ne premtuam që nuk do të iknim bashkë me shiun, por do të ishim këtu edhe kur të dilte dielli, sepse kemi detyrim për të rikthyer çdo gjë në normalitet”, deklaroi Rama.

Top Channel