600 banorë të Kamzës në protestë, prej 4 ditësh pa drita

14/02/2015 00:00

Rreth 600 banorë që jetojnë në godinat e studentëve në Institutin
Bujqësor në Kamzë kanë protestuar sot, pasi prej 4 ditësh nuk furnizohen
me energji elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike për këta banorë me pretendimin se rezultojnë debitorë të energjisë elektrike. Banorët shprehen se kjo është e padrejtë pasi ata e kanë të përfshirë çmimin e energjisë elektrike në qiranë që i paguajnë Institutit Bujqësor, që menaxhon godinat ku ata jetojnë.

Sipas banorëve,  e gjithë godina ka një sahat të përbashkët, ndaj në këtë mënyrë është e pamundur që të matet sasia e energjisë që shpenzon çdo familje. Ata kanë kërkuar që secila familje të pajiset me sahat të veçantë, në mënyrë që të paguajnë energji aq sa konsumojnë.

Top Channel