Grabitja, ndalohen 6 punonjës të sigurisë

14/02/2015 00:00

Policia ka arrestuar 6 punonjësit e sigurisë së bankës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre me pasojë grabitjen e bankës.

Punonjësit e ndaluar i përkasin eskortës së shoqërisë së sigurisë ‘Euro Gjici’. Ata janë Isuf Gjici, 55 vjeç; Artan Dervishi, 43 vjeç; Dritan Duka, 24 vjeç; Saimir Nikoci, 32 vjeç; Ilir Syla, 45 vjeç; Tomorr Hidri, 42 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare.

Në deklaratën e vet për mediat policia sqaron gjithashtu se, gjatë grabitjes, tre personat e armatosur kanë mundur të marrin 4 thasë me para dhe jo 3, siç u bë me dije një ditë më parë.

“Ndalimi i tyre u bë për shpërdorim detyre pasi: Tre persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Top Channel