Dezinfektimi i zonave të përmbytura, Deda: Masa për të shmangur ndonjë epidemik të mundshme

14/02/2015 00:00

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Sanitar Eltar Deda ka parë nga afër se
si po zbatohet plani i masave për të shmangur ndonjë epidemi të mudshme
pas largimit të ujërave në zonat e përmbytura në qarkun e Beratit. 

Deda ka garantuar se dezinfektimi me klor i ketyre zonave eshte duke u respektuar sipas udhezimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.

“Ne jemi duke monitoruar të gjithë terrenin, në lidhje me eliminimin e shfaqjes së gjithë epidemive, duke shtuar shërbimin shëndetësor 24 orë dhe nga ana tjëetër duke monitoruar gjithë pjesën e higjienizimit të të gjitha ambienteve që janë prekur nga përmbytja e ujit. Ne jemi duke monitoruar të gjithë situatën dhe për të eliminuar cdo pasojë që mund të vijë nga dezinfektimi”, tha Deda.

Kreu i Inspektoriatit Sanitar, Deda u takua me mjeke te Qendrës Shendetesore dhe drejtues vendore te bashkise Berat dhe Ures Vajgurore, ku shprehu gadishmerine e organeve qendore per t’iu pergjigjur çdo nevoje te banoreve, te cileve u jane permbytur shtepite per ta kaluar sa me shpejt kete situate te shkaktuar nga shirat e diteve me pare.

Top Channel