Dita e të dashuruarve, një festë e importuar në vendin tonë, është shndërruar në traditë tanimë   për t’u festuar edhe në Shqipëri.

Çiftet e të rinjëve  të sapolidhur  dhe ata që kanë shumë vite bashkë mundohen që kësaj dite t’i japin kuptimin e saj romantik secili sipas mënyrës së vet. Shumë prej tyre në Tiranë zgjedhin Parkun e Liqenit Artificial për të dhuruar lule apo për një përqafim buzë liqenit duke shprehur dashurinë ndaj partnerit.

Nuk kanë munguar as aktivitete të ndryshme posaçërisht për festën e Shën Valentinit edhe në rrugëte kryeqytetit.

Dyqanet e luleve duken se i gëzojnë më shumë festës së të dashuruarve, ku xhiro është e  garantuar,  madje më e mirë se në ditë të zakonshme. Por nuk mbeten pas edhe lokalet të cilat kanë ditë që kanë reklamuar ofertat  dhe menutë e tyre posaçërisht për ditën e të dashuruarve.

Top Channel