Shijak, shpërndahen 1000 leje legalizimi

14/02/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku shpërndau rreth 1000 leje legalizimi për banorët që kanë ndërtuar objekte banimi në zona informale.

“Në gjithë këto vite, nga mijëra e mijëra kërkesa, qeveria e kaluar ka legalizuar vetëm 143 legalizime. 143 legalizime nga të cilat 95% janë hotele ose restorante. Janë legalizuar sepse janë ndërtesa biznesi dhe aty ka pasur edhe interes, me sa duket, për të bërë legalizimin. E thënë ndryshe, qeveria e kaluar për Shijakun, në këtë aspekt, për gjithë zonën ka legalizuar 1% të kërkesave. 1%! Ndërkohë sot, me punën e bërë nga 21 nëntori kur është hapur zyra dhe deri dje, ne do të dorëzojmë për ju 1001 leje legalizimi. 1001 leje legalizimi që në tre muaj faktikisht janë 10 herë më shumë, se sa ka bërë PD në gjithë karrierën e vet në qeverisje”, deklaroi Rama.
 
Më tej Kryeministri Rama u ndal tek cilësia e jetës përtej derës së shtëpisë sic u shpreh ai. Në këtë pikë kryeministri tha se qeveria ka miratuar projektin e bashkisë për sheshin e qendror të Shijakut me një fond prej rreth 1 mln dollarësh dhe po brenda vitit do të financohet edhe rruga e 4 shkollave. 

Top Channel