17-vjetori i Top Albania Radio

14/02/2015 00:00

Top Albania radio festoi mbrëmë 17-vjetorin e krijimit të saj. Stafi i Top Medias u mblodh në këtë përvjetor për të festuar krijimin e radios më të dëgjuar në Shqipëri.

Drejtues të saj dhe protagonistë e miq shprehën konsideratat e tyre për aktivitetin e kësaj radioje që përmban një sërë emisionesh muzikore, informative dhe argëtuese nga më të ndjekurat në Shqipëri dhe jashtë saj.

Top Albania Radio nisi transmetimet e saj eksperimentale në janar të vitit 1998, ndërsa në 14 shkurt të po atij viti, valët e saj u shpërndanë edhe zyrtarisht për t’u dëgjuar edhe sot e kësaj dite nga miliona njerëz në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Top Channel