U përpoqën të korruptojnë policinë, tre në pranga

14/02/2015 00:00

Një 37-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Tiranës pasi u përpoq të korruptojë një punonjës të Policisë Rrugore.

I ndaluari është shtetasi Radael Lala, i cili në momentin e ndalimit nga punonjësi i Policisë Rrugore është përpjekur që ta korruptojë atë nëpërmjet një mijë lekëve të reja.

37-vjeçari i bashkohet dy personave të tjerë të arrestuar në flagrancë më herët të premten me po të njëjtën akuzë.

Të arrestuarit janë Tahir Lleshi dhe Arjan Sulaj, të cilët u prangosën në dy episode të ndryshme pa lidhje mes tyre. Ata u ndaluan pasi u përpoqën të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore që i kishte gjetur në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë dy javëve të fundit numri  i personave të arrestuar për këtë akuzë është pesë, ndërsa që nga dhjetori janë arrestuar 10 shtetas.

Top Channel