Fier, arrestohen 6 persona, grabitën me dhunë një banesë

15/02/2015 00:00

Policia e Fierit ka arritur të përfundojë me sukses operacionin e koduar “Gjanica”, si rezultat i të cilit janë vënën nën pranga 6 shtetas.

Gjatë ditës së shtunë e deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, forcat e Policisë së Fierit kanë arritur të bëjnë dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e një ngjarjeje të ndodhur në datën 13.02.2015.
 
Janë arrestuar shtetasit: Albano Tosku, vjeç 23, banues në Fier, i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”; Endri Ngresi, vjeç 23, banues në Bishanak të Fierit; Endrit Llazi, vjeç 19, i dyshuar për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”; Eduart Meçaj, vjeç 24; Nikolla Shkurti, vjeç 18, si dhe E. Y., vjeç 17.

Dy të fundit janë arrestuar një ditë më parë nga policia, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe “prodhim e shitje të narkotikëve”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mesnatën e datës 13.02.2015 kanë hyrë të maskuar në banesën e shtetases A. H., vjeç 40, e cila kishte pasur fëmijët e saj të mitur në banesë, dhe nën kërcënimin e armës e duke përdorur dhunë kanë marrë një shumë rreth 200 mijë lekë, telefonat celularë, si dhe një I-pad.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri automatike, dy maska, 7 telefona celularë.

Top Channel