Vlorë, një në pranga, dy në kërkim për vjedhje

15/02/2015 00:00

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, ndërkohë që në një tjetër ngjarje një i ri është prangosur në flagrancë duke vjedhur një kioskë në lagjen “Pavarësia.

Shtetasit e shpallur në kërkim janë Albert Suloti, 53 vjeç dhe Ali Hysi, 37 vjeç, banorë përkatësisht në lagjen “24 Maji” dhe “11 Janari”.

Që të dy ata janë shpallur në kërkim pas kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre ku janë gjetur lidhje të dyfishta në rrjetin elektrik.

Ndërkohë, 20-vjeçari Renato Hederaj u prangos nga një patrullë e përgjithshme e policisë teksa po përpiqej të vidhte një kiostë në lagjen “Pavarësia”.

Top Channel