Partia Demoktatike denoncoi atë që e quan mosmatje të energjisë sipas
konsumit për 7 familje në qytetin e Laçit, të cilëve OSHE i ka dërguar 7
fatura identike duke i ngarkuar të paguajnë 30 mijë lekë në muaj
secili.

Sipas opozitës kjo ngjarje tregon se OSHE është duke gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin.

“Sa më shumë bën propagandë Edi Rama në salla me regji, aq më shumë bie poshtë ajo në realitet, atje ku OSHEE sillet si bandë keqbërëse ndaj konsumatorëve e familjarëve. A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili. Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës.Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit. Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit.Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin”, deklaroi Reila Bozdo, Koordinatore e PD-së.

Top Channel