Vlorë, mbetet në burg neurologu që shpërdoronte detyrën

15/02/2015 00:00

Thoma Koçi, mjeku i arrestuar tre ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi u merrte para paraplegjikëve për t’u dhënë të drejtën e KEMP-it, ka mbetur në burg.

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg, pavarësisht pretendimeve të mjekut Koçi se kishte probleme shëndetësore.

Neurologu u vu në përgjim pas denoncimit të një qytetari se i kërkonte shumën prej 500 mijë lekësh për të marrë statusin e invalidit.

Ai ishte anëtar i KEMP-it në Rrethin e Vlorës. Në momentin e arrestimit mjekut iu gjetën rreth 2 milionë lekë të ndara në zarfa që i kishte përfituar si bakshish në dhënien e statusit të KEMP-it për invalidët dhe të sëmurët e tjerë në Vlorë.

Gjyqtari Florion Kalaja pasi dëgjoi palët vendosi ta lërë atë në arrest me burg.

Top Channel