Rrapaj: Akuzat e PD-s të rreme dhe shpifëse

15/02/2015 00:00

Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agro-biznesit Shqiptar akuzat e Partisë Demokratike të një dite më parë i quan të rreme dhe të mbushura me shpifje.

Rrapaj paraqeti një sërë dokumentash, mes tyre dy vendime të Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë që hedhin poshtë 6 akuzat e artikuluara në adresë të tij nga PD.

Sipas selisë blu ai është një peson i dënuar nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe se ka qënë i kërkuar prej Interpolit.

Top Channel