Maqedoni, BDI kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në krizën politike

15/02/2015 00:00

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përsëritur kërkesën për ndërmjetësim
ndërkombëtar në dialogun midis LSDM-së dhe VMRO-DPPMNE-së lidhur me
rastin “Puç” dhe aferën e përgjimeve.

Përfaqëuesit e BDI-së, vlersojnë se ndërmjetësim i ndërkombëtarëve është i domosdoshëm për shkak të mosbesimit që kanë qytetarët, por edhe vet BDI-ja, ndaj sistemin gjyqësor. BDI-ja  gjithashtu fton LSDM-së që të kthehet në Kuvend ku siç thekson do të gjej partneritet tek BDI-ja.
 
“Vendi i LSDM-së është në kuvend ku do të gjejë partner tek BDI-ja. Ndërsa, lideri i BDI-së ftoi edhe Brukselin zyrtar që të përforcon ekipin ndërmjetësues midis VMRO-DPMNE dhe LSDM edhe me ekspert që do ta kishin monitoruar procesin në rastin “Puç” për arsye se rezervat e qytetarëve për gjyqësorin janë të mëdha, përfshirë edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet në komunkatën e BDI-së pas takimit që kreu i kësaj partie pati me një grup deputetësh të Bundestagut gjerman.
 
Në komunikatën e BDI-së thuhet se për ta fituar besueshmërinë dhe kredibilitetin nga të gjitha palët e përfshira në këtë aferë kaq të madhe, Brukseli duhet sa më shpejtë të delegojë një ekip të fuqishëm politik dhe ekspertësh.

Top Channel