Ukrainë, raportime për bombardime në disa zona

15/02/2015 00:00

Organizata monitoruese e armëpushimit në Ukrainë thonë se ka pasur raportime për bombardime në disa zona në Debaltseve dhe Luhansk, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit armëpushimi është duke i mbajtur.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila po monitoron situatën tha për BBC se ekipeve të tyre i është ndaluar hyrja në disa zona.

Sulmet janë pranuar edhe nga zëdhënësit e dy qeverive, kryesisht rreth qytetit të rrethuar të Debaltseve.

Armëpushimi i arritur gjatë së enjtes së javës së kaluar në Minskt të Bjellorusisë midis qeverisë së Kievit dhe të Moskës hyri në fuqi gjatë mesnatës. Petro Poroshenko urdhëroi forcat qeveritare të ndalnin të shtënat në vijën e frontit, me të hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit që synon t’i japë fund konfliktit të përgjakshëm të vendit.

Megjithatë Poroshenko deklaroi në një konference televizive nga kryeqyteti Kiev, se ekziston ende gjendja e “alarmit” për situatën përreth qytetit Debaltseve, një kryqëzim kyç i transportit rrugor dhe hekurudhor, ku forcat qeveritare kanë qenë përherë nën presionin e rrethimit nga separatistët e mbështetur prej Rusisë.

Top Channel