Turqi, mijëra gra në protesta pas vrasjes së një vajze

15/02/2015 00:00

Mijëra gra në Turqi kanë protestuar për vrasjen e një vajze, e cila i rezistoi tentativës së një shoferi autobusi për ta përdhunuar.

Protestat u mbajtën në disa qytete të vendit, duke përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe në qytetin e Mersinit, vendlindja e viktimës. Në Stamboll u organizuan dy protesta të ndarë për të shprehur zemërimin e tyre për vrasjen e vajzës.

Policia zbuloi trupin e djegur të Ozgekan Aslan pranë shtratit të lumit në qytetin e Mersin. Shoferi thuhet se u përpoq ta përdhunonte atë, por ajo kishte reaguar duke i hedhur në sy një spërkatës djegës, kaq mjaftoi që shoferi ta godiste me thikë për vdekje.

Forcat e policisë kanë arrestuar të dyshuarin si autor të vrasjes së 20 vjeçares. Presidenti turk dhe kryeministri i vendit ngushëlluan familjen e vajzës për incidentin e rëndë dhe morën përsipër ta ndiqnin çështjen deri në fund.

Top Channel