Shkodër, grabitet me armë kazinoja, hera e dytë brenda dy javëve

15/02/2015 00:00

Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një kazino që ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, në rrugën pedonale.

Grabitja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës, ndërsa shuma e parave të marra ende nuk është bërë e ditur. Kjo është hera e dytë brenda dy javëve që kjo kazino ka rënë pre e grabitjes.

Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Në grabitjen e parë , dy persona me maska dhe me pistoleta në duar kanë hyrë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë prej 4 milionë lekësh të vjetra.

Top Channel