Një gol spektakolar nga “snajperi” shqiptar Meha. Shënon edhe Roshi

15/02/2015 00:00

Në javën e 22-të të Bundesligës gjermane Alban Meha realizoi një gol të mrekullueshëm në portën e Hanoverit, duke pasur edhe vlerën e tre pikëve.

Lojtari i Kombëtares shqiptare u aktivizua për gjatë gjithë takimit dhe në minutën e 79-të i shpërbleu besimin trajnerit të tij duke lëshuar një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar. Deri në ato momente ndeshja ishte e mbërthyer në shifrat 1-1 dhe goli i Mehës rezultoi deçiziv.

Ky tre pikësh ishte mjaft i rëndësishëm për Paderborn pasi gjendej në zonën e ftohtë të renditjes, ndërsa tani është ngjitur në vendin e 12 me 23 pikë, një më shumë se Dortmundi i vendit të 14.

Klikoni këtu për të shikuar supergolin e Alban Mehës.

Ndërkohë, Odise Roshi shënoi golin e vetëm në përballjen mes Frankfurtit dhe Lajpzigut. 23-vjeçari përfitoi nga një gafë e portierit vendas dhe shënoi golin që kishte vlerën e tre pikëve për skuadrën e Franfurtit.

Ky ishte goli i tretë i shënuar nga Roshi këtë sezon në Bundesliga 2.

Top Channel