Barcelona, “manita” Levantes, Messi shënon 3 gola

15/02/2015 00:00

Po ashtu si në të gjitha ndeshjet e 2015-ës edhe ndaj Levantes, Messi, Neymar dhe Suarez ishin vendimtarë, duke i dhuruar ekipit të tyre një fitore 5-0.

Lionel Messi ishte autori i një triplete, ndërsa te goli arritën edhe Neymar dhe Suarez, i cili me një roveshatë i magjepsi të pranishmit në “Camp Nou”.

Kjo ishte fitorja 11-të radhazi për Barçën e Luis Enriques që barazon rezultatin më të mirë të Guardiolës në sezonin 2008/09, pikërisht në vitin e tripletës.

Aktualisht Barcelona ndodhet në kuotën e 56 pikëve, një më pak se Reali kryesues dhe 4 më shumë se Atletiko që renditet e treta.

Top Channel