Tiranë, arrestohet 24-vjeçari, dyshohet si vrasës me pagesë

16/02/2015 00:00

Policia e Tiranës arrestoi paraditen e së hënës një 24-vjeçar në zonën e Unazës së Re. Personi i ndaluar dyshohet se është vrasës me pagesë.

24-vjeçarit i është gjetur një arsenal armësh në lokalin që kishte në pronësi.

Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit, i cili është me origjinë nga Elbasani.

Grupe të RENEA-s janë nisur për të kontrolluar banesat e të arrestuarit në Elbasan e Durrës.

Top Channel