Vlorë, shkatërrohen banesat për rrugën, ndërhyrja pa protesta

16/02/2015 00:00

Ka nisur pa asnjë protestë shkatërrimi i ndërtimeve në zonën ku do të kalojë rruga e re transballkanike në qytetin e Vlorës.

Segmenti rrugor 1.5 kilometra do të lidhë unazën e Vlorës me autostradën Levan-Vlorë. Për të realizuar projektin duhej të shkatërroheshin mbi 333 ndërtime, kryesisht banesa dhe biznese familjare në zonën e lagjes “Kushtrimi”.

Banorët protestuan disa ditë më parë kundër shkatërrimit të shtëpive. Ndërkohë që atyre u ishte garantuar kompensimi i banesave si dhe qiraja për dy vite.

Aksioni i sotëm nisi qetësisht dhe fadromat po rrëzojnë banesat ku do kalojë rruga. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka negociuar vetë me banorët, ndërkohë që shefi i qeverisë komentoi në rrjetet sociale aksionin duke shkruajtur se “nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritjeje “Trans-ballkanikja” e plotë”.

Top Channel