Dule: Kur krimi merr fuqinë, duhet unifikim politik dhe institucional

16/02/2015 00:00

Aleati i socialistëve, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke lënë mënjanë rezervat ndaj mazhorancës, ka dalë në mbështetje të saj në luftën ndaj krimit.

“Kur krimi merr fuqi, ne nuk duhet t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit”, – ka thënë Dule nga qyteti i Korçës. Duke kërkuar bashkëpunim mes forcave të politikës, por edhe institucional, nënkryetari i Parlamentit thotë se shembujt e shteteve të Europës duhet të bëhen mësim për vendin tonë.

“Edhe në rastin e akteve të tilla terroriste prekin ministër apo qytetar të thjeshtë, prekin strukturë shtetërore apo biznes privat, duhet të na gjejnë të gjithëve të bashkuar në një front kundër saj. Dhe shembujt e Europës dhe botës së civilizuar janë të panumërt. Në vendin tonë, në vend që të unifikojmë zërin, ne drejtojmë gishtin dhe jo kundër krimit dhe terrorizmit por kundër njëri-tjetrit”, ka thënë ai. Dule i ka kthyer një përgjigje jo vetëm opozitës, por edhe zërave brenda mazhorancës, duke deklaruar se ekzekutivi nuk mund të testohet vetëm në situata emergjence.

Top Channel