Christina Aguilera nuk i lë vend imagjinatës

16/02/2015 00:00

Christina Aguilera është e famshme për vokalin e saj të fuqishëm, por vështirë se ka pasur njeri që është tërhequr nga zëri i saj në mbrëmjen e All-Star Game.

Në Madison Square Garden të Nju Jorkut, këngëtarja 34-vjeçare i dha startin ndeshjes së yjeve të basketbollit amerikan duke u shfaqur para publikut me një dekolte shumë të hapur.

Aguilera këndoi një miks himnesh për Nju Jorkun si ‘New York, New York’, ‘On Broadway’ dhe ‘Empire State Of Mind’.

Të pranishëm në All-Star Game ishin shumë personazhe të famshëm si këngëtarët Jay Z, Beyonce dhe Rihanna, aktori Ben Stiller, boksieri Floyd Mayweather Jr. dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel