Pasojat e reshjeve në Gjirokastër

16/02/2015 00:00

Reshjet e fundit kanë lënë pasoja edhe në një nga komunat e jugut, atë të Lunxhërisë.

Çarja e argjinaturës së lumit Drino që solli përmbytjen e disa qindra hektarëve tokë duket se nuk ka qenë i vetmi dëm që sollën përmbytjet në këtë komunë.

Reshjet e dendura kanë sjellë lëvizjen apo zhytjen e një sipërfaqe toke prej 1400 metrash katrorë në fshatin Këllëz të kësaj komune, si pasojë e së cilës njëra prej shtëpive është tashmë e rrezikshme për t’u banuar.

Pjesa më e madhe e banorëve të saj e kanë braktisur atë. Grupi i emergjencës së komunës dhe Komisioni i Vlerësimit të Dëmit e kanë vlerësuar dëmin, ndërkohë që inxhinieri i komunës ka deklaruar se në këtë shtëpi nuk mund të banohet më.

Top Channel