Grabitja e bankës, arrestohen edhe 2 persona të tjerë. Njëri prej tyre, shefi i sigurisë

16/02/2015 00:00

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë
bashkëpunuar me grabitësit e filialit të një banke në kryeqytet javën e
shkuar.

Në pranga kanë përfunduar Qirjako Taçe, shef i sigurisë së bankës dhe Robert Fetahu, shoqëruesi i vlerave monetare, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Pak ditë më parë, policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë, shoqërues të mjetit të blinduar të bankës.

Mesditën e 13 shkurtit, tre persona të armatosur në hyrjen e pasme të një filiali banke prane Stacionit të Trenit në Tirane, grabitën automjetin qe duhet te fuste nje shume lekesh ne banke.

Automjeti i bankes u gjet i braktisur ne dalje te kryeqytetit, ndersa  sasia e parave dyshohet te jete rreth 10 milione leke.

Top Channel