Shqipëri-Kosovë, shërbim i përbashkët doganor në pikën e Morinës

16/02/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Isa Mustafa përuruan në
morinë tranzitin e përbashkët doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shefi
i Qeverisë tha se ky është një hap përpara, që sjell më afër bashkimin e
synuar doganor mes dy vendeve.

“Nga sot nuk do te kete me dy dite per te zhdoganuar vonesat për të kaluar mallin nga njëra anë në tjetrën, por vetem 5 minuta. Nga sot porti i Durresit eshte pika e vetme e kontrollit dhe mjafton procedura në Durrës për të mbërritur në Gjakovë, Prizren, Prishtinë e kudo tjetër”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë kosovare tha se nga ky vendim i dy qeverive nuk lehtësohet vetëm biznesi, por në radhë të parë përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë.

“Qëllimi i kësaj nuk është vetëm të shkurtojmë procedurat kohore të zhdoganimit, por qëllimi është të ulim edhe koston nga e cila do të përfitojnë bizneset në mënyrë të drejtpërdrejt. Do të përfitojnë edhe qytetarët, sepse do të realizojnë mallra dhe do t’i konsumojnë ato më cmime më të ulëta. Nejemi të interesuar të vazhdojmë edhe më tutje”, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Dogana e Morinës do të funksionojë me një zyrë të përbashkët, çka sipas autoriteteve redukton jo vetëm kohën por edhe kostot e biznesit

“Kjo është një përparësi e jashtëzakonshme për bizneset që operojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, sepse i afron të dy tregjet dhe mbi të gjitha lehtëson atë që ne i kemi quajtur pengesa të panevojshme, të rënda për biznesin në të dy anët e kufijve. Ne jemi një treg i vogël, Kosova është një treg i vogël, po së bashku nuk jemi të vegjël. Afrimi i dy tregjeve do të thotë që ne bëhemi më konkurrues”, tha drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Kryeministri Rama e cilësoi tranzitin doganor me Kosovën një gur të rëndë themeli në qëllimin që ndajnë jo vetëm të dyja qeveritë, por të gjithë shqiptarët për të jetuar në një hapsirë të përbashkët, ku një komb funksionon përmeës dy shteteve.  

Top Channel