Fier, dezinfektim pas përmbytjes

16/02/2015 00:00

Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ka nisur dezinfektimin e zonave të përmbytura në komunën Dërmenas, në Fier.

Ne fshatin Darzeze ka ende zona nen uje dhe shqetesimi kryesor i banoreve eshte perzjerja me ujrat e zeza dhe krijmi i nje situate shume te renduar shendetesore. Drejtori i Shendetit Publik tregon se ne kete mënyrë do të trajtohet e gjithe zona.

“Në bashkëpunim me prefekturën dhe me drejtorinë rajonale të bujqësisë, ne i kemi marrë masat për dezinfektimin e komplet ambienteve të prekura nga përmbytjet. Momentalisht sic e shihni edhe vetë ne jemi në një aksion të përqendruar duke bashkëpunuar për pastrimin e rrugëve kryesore të fshatit Darzezë, të cilat kanë qenë më të prekura nga përmbytjet e fundit”, thotë drejtori i Shëndetit Publik.

I gjithe sistemi i ujrave te zeza doli jashte funksionimit ne zonat e permbytjes dhe banesat u bene vatra te rrezikshme infeksionesh.

Top Channel