Përmbytja, Veliaj: Nisin kompensimet

16/02/2015 00:00

Edhe Presheva ka kontribuar në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit.

Një grup të rinjsh preshevarë, të shoqëruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishin në Fier për të dhuruar 10 mijë euro mallra për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.

“Emergjenca kaloi, brenda javës do të bëjmë kompesimet e fundit në Fier dhe në Vlorë”, u shpreh ministri Veliaj.

Ai tha se të rinjtë e Preshevës janë bërë bashkë, përtej politikës, duke dhuruar shumën prej 10 mijë eurosh mallra për familjet e prekura nga përmbytjet. Nje ndihme prej 50 mije dollaresh eshte dhene edhe nga OKB per zonen e permbytur.

Top Channel