Barcelona, Iniesta: Mund të fitojmë gjithçka

16/02/2015 00:00

Andres Iniesta është i bindur se Barcelona mund të fitojë të gjithë titujt e mundshëm në këtë sezon nëse skuadra do të vazhdojë të tregojë nivelin aktual.

“Mund të fitojmë gjithçka. Kemi një ekip të mrekullueshëm dhe vijmë nga një vit zhgënjyes që do të na shërbejë si motivim për tituj të rinj“, tha mesfushori spanjoll për fifa.com.

Barcelona ka shënuar 11 fitore radhazi e udhëhequr nga golat dhe pasimet për gol të Leo Messit. Iniesta beson se ylli argjentinas është dhe do të jetë shumë i rëndëishëm për sukseset e klubit katalanas.

“Shpresoj dhe dëshiroj që Messi të qëndrojë për një kohë të gjatë me ne sepse ka qenë, është dhe do të jetë thelbësor në luftën tonë për trofe“, deklaroi Iniesta.

Top Channel