Ja si të kalosh detektorin e metaleve

16/02/2015 00:00

Është një nga aspektet më të mërzitshme të udhëtimit modern me avion: të heqësh këpucët dhe rripin për të kaluar përmes sigurimit pa ndezur skanerin.

Një udhëtar i mërzitur shumë nga kjo gjë, vendosi që të zhvishej i tëri si zgjidhja e vetme për të kaluar pa rënë sinjali në aeroportin Pulkovo, në Shën Pjetërburg të Rusisë.

Burri shihet duke u zhveshur dhe duke lënë të gjitha rrobat në kosh para se të kalojë krejtësisht nudo dhe pa e vrarë mendjen përmes detektorit të metaleve.

E çuditshmja është se orën e dorës, të vetmin send që mund të ndizte sinjalin, ai e hoqi të fundit.

Policia e Shën Pjetërburgut po heton incidentin.

Top Channel