Pustec, vidhen kishat; klerikët: Hajdutët kanë dëmtuar rëndë vendet e kultit

16/02/2015 00:00

Kishat e komunës Pustec brenda një jave janë kthyer në objekt sulmi nga
keqbërësit, të cilët përveçse përvetësojnë elemente të shumtë nga kishat
nuk hezitojnë as t’i dëmtojnë ato.

Këmbanat në kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Pjetrit dhe Shën Vasilit në 4 prej fshatrave të kësaj komune, brenda pak netësh janë vjedhur njëra pas tjetrës, ndërsa brenda ambjenteve të kishave hajdutët kanë arritur deri tek marrja e qilimave dhe tapetëve të shtruara atje.

Rasti i fundit është shënuar në fshatin Lajthizë, në kishën e Shën Vasilit ku hajdutët kanë hyrë brenda ambjenteve duke thyer një prej dritareve të vogla të lëna për pak ndricim. Pasi kanë mundur të hyjnë përmes saj, hajdutët kanë hapur nga brenda dyert e kishës dhe kanë vjedhur këmbanën dhe dëmtuar ç’kanë gjetur. Sipas priftit të zonës por edhe kujdestarit të Kishës rasti përsëritet për të disatën herë  ku pavarësisht apelit të tyre për t’i identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët nuk është bërë asnjë gjë konkrete.

Kisha e Shën Vasilit është ndërtuar në shek XVIII dhe rindërtuar pak vite më parë por në dhjetë vite ajo është dëmtuar nga keqbërësit 5 herë.

Top Channel